Në Bazel të Zvicrës janë vrarë dy persona dhe një tjetër ka ngelur i plagosur rëndë. Raportimet e para thonë se ata dyshohet të jenë shqiptarë.
Rreth orës 20.15 të ditës së enjte në Bazel, në një lokal me emrin “Cafe 56” janë dëgjuar të shtëna me armë.
Nga këto të shtëna kanë ngelur të vrarëë dy persona dhe një tjetër i plagosur rëdnë bën të ditur Prokuroria Publike e Kantonit të Bazelit për mediat zvicerane.
Po kështu atutorët e krimit kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe përkundër një aksioni të gjerë policor ata por ata ende nuk janë kapur.
Sipas policisë nga informacionet e deri tanishme ka qenë kjo dy persona, meshkuj që kanë hyrë në lokalin e përmendur dhe kanë shtënë disa herë me armë,shkruan albinfo. ch.
Gjatë sulmit me armë në lokal ka pasur edhe njerëz të tjerë, të cilët kanë shpëtuar të palënduar.
Ende nuk është arritur të identifikohen dy të vrarët dhe i plagosuri rëndë. Hëtimet vazhdojnë por edne nuk ka një pistë konkrete nga policia për autorët. (J.V/Shuplaka)