Mbrëmjen e djeshme ishulli i Kretës është goditur nga dy lëkundje sizmike të njëpasnjëshme. Lëkundja e parë u regjistrua rreth orës 23:34 të së premtes ku sipas raportimeve të EMSC, tërmeti ka pasur një magnitudë 4.4 rihter dhe thellësi 10 km.
Lëkundja e dytë ndodhi disa minuta pas mesnate dhe saktësisht në orën 00:17 me një shkallë rihter 4.4 dhe thelllësi 10 km.
Fatmirësisht sipas autoriteteve lokale nuk janë raportuar dëmtime. Kujtojmë se Kreta ndodhet në një zonë sizmike shumë aktive dhe lëkundjet në këtë pjesë të Mesdheut janë të herëpashershme.