16:31 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

“Dy trafikantë rrezikojnë zgjedhjet”, Bashkia e Elbasanit: Nuk ka asnjë lloj rreziku, deklarata e Hoxhës e pavërtetë

15:29 | 31/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Dy trafikantë rrezikojnë zgjedhjet”, Bashkia e Elbasanit: Nuk ka asnjë lloj rreziku, deklarata e Hoxhës e pavërtetë

Vetëm dy ditë më parë gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar një përplasje të fortë mes lobeve ekonomike dhe atyre të krimit këtë vit zgjedhor në Elbasan. Hoxha tha në emisionin “Të paekspozuarit” se Vaterloja ka zbritur nga Lezha në Elbasan ku të gjitha partitë kanë bazat e tyre.

Por pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi nga bashkia e Elbasanit. I kontaktuar nga Gazeta “TemA”, përgjegjësi i zyrës së Informacionit në bashki, Besim Dybeli, thotë se nuk ka pasur ndonjë gjendje të vështirë për sigurinë e kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Sipas Dybelit deklarata e bërë nga gazetari Hoxha nuk është e vërtetë duke hedhur poshtë dyshimet për ndonjë sulm ndaj kryebashkiakut Sejdini.

“Përkundër deklaratës së gazetarit është e drejta e tij, por rreth Kryebashkiakut nuk ka asnjë lloj rreziku. Dua t’ju them se Qazim Sejdini vijon punën e tij normalisht dhe nuk ka pasur asnjë problem apo shqetësim,” pohon Dybeli për gazetën “TemA”.

I pyetur nga gazeta “TemA” nëse ka pasur ndonjë kërcenim ndaj kryebashkiakut Sejdini që mund të ketë sjellë shtimin e masave të sigurisë, Dybeli argumenton se nuk rruhet nga forcat speciale.

“Analistët dhe gazetarët janë të lirë të shprehin deklarata, por unë jam i përditshëm në Bashki për shkak të punës që bëj dhe nuk ka asnjë kërcenim në adresë të z. Sejdini.
Nuk është e vërtetë absolutisht që ruhet nga forcat speciale dhe këtë mund t’ua u them me shumë sinqeritet dhe përgjegjësi,” shprehet Dybeli.

Më herët gazetari Hoxha paralajmëroi përplasje të forte gjatë fushatës elektorale mes  palëve politike dhe atyre të krimit në qytetin e Elbasan.

“Që nga momenti që kryetari i Bashkisë së Elbasanit lëviz i ruajtur nga forcat speciale, atëherë unë mund t’ju them se rreziku i këtyre zgjedhjeve është Elbasani. Do ketë një përplasje shumë të fortë. Edhe një nga partitë e koalicionit, partia çame ka bazë të fortë, PS po, LSI po dhe opozita nuk heq dorë. Përplasje e lobeve të forta ekonomike dhe të botës së krimit. Vaterloja ka zbritur nga Lezha në Elbasan. Biznesi i pari, paraja”, theksoi Hoxha.

Duhet të tekojmë se prej disa ditës kreu i bashkisë së Elnasanit Qazim Sejdini ka filluar fushatën elektoriale në mbështetje të Partisë Socialiste. 

Në Elbasan përfaqësuesit e Partisë Socialiste vetëm pak ditë më parë kanë zhvilluar një takim me simpatizantët e tyre. Të pranishëm në takim ishin kreu i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e cila është edhe e dërguara e PS-së për qarkun Elbasan, deputetët Balla dhe Spahiu dhe përfaqësues të tjerë lokalë. Ndryshe nga sa u përfol pak kohë më parë Sejdini nuk ka hequr dorë nga fushata për PS-në.

(J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: artan hoxhabashkia elbasan
Pas

Ditë plot emocione për Ramush Haradinaj, takon pas 3 muajsh fëmijët (FOTO)

Para

Policia bllokon makinën e vëllait të ministrit Koka dhe e shoqëron në komisariat, zbulohet pse

Para
Policia bllokon makinën e vëllait të ministrit Koka dhe e shoqëron në komisariat, zbulohet pse

Policia bllokon makinën e vëllait të ministrit Koka dhe e shoqëron në komisariat, zbulohet pse

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/ Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama pret në kryeministri presidentin e Këshillit Europian

Përndoqi një shtetase boshnjake, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Kroaci

Gjithë drejtuesit kryesorë të BE-së dhe kryeministrat e shteteve më të rëndësishme të Europës, uruan një ditë më parë për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit, kryeministrin Edi Rama

GEN-E-Albania: Tirana Bank gjithnjë në mbështetje të sipërmarrësve të rinj dhe inovacionit

Incidenti në qendrën e votimit në Kashar/ “SPAK duhet të hetojë”, Klevis Balliu: Autorët janë lejuar të largohen

Belinda Balluku pas përfundimit të numërimit në Fier: Mirënjohje për qytetarët dhe përkushtim për të ardhmen

Interesante nga 302-shi! Të burgosurit nderojnë me vota bashkëshorten e prokurorit…

PD tërbohet me kryeministrat e Europës, që uruan Ramën: Duan ta kthejnë Shqipërinë në një vend fekalesh

Konfigurimi i parlamentit të ri, kush do të ulet në 140 karriget e Kuvendit

Përplasje mes vëzhguesve dhe numëruesve në Kashar, pezullohet numërimi(VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.