Nuk kanë fund rastet e sherreve dhe dhunës në familje në vendin tonë. Madje nuk kursehen as marrëdhëniet e krushqisë.
Kështu në Patos dy vëllezër me banim në lagjen “Sheq i vogël” në Fier, kanë shtuar dhunë fizike ndaj vjehrrit të motrës së tyre.
Emiljano Zyka, 29 vjeç, dhe Erildo Zyka, 25 vjeç, pas sherrit kanë dhunuar 62-vjeçarin me iniciale J.S, banues në Patos, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë dhe trup.
62-vjeçari është dërguar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia ka arrestuar dy vëllezërit Zyka.
Sakaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet në ngarkim të dy vëllezërve i kaluar prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal për veprën penale “Dhunë në familje”. (E.K/SHUPLAKA)