Një tragjedi ka ndodhur në një familje në Alabama, ku dy fëmijë vdiqën pasi u mbyllën në një makinë brenda së cilës temperatura shkoi 57 ° C.
Daniel Garcia, 3 vjeç dhe Ivan Salazar Jr, 1 vjeç, u futën në makinë në Montevallo, Alabama pa dijeninë e familjes së tyre, e cila mendonte se vogëlushët po luanin në dhomën e tyre.
Kur vunë re mungesën e tyre, prindërit filluna menjëherë t’i kërkonin, ndërsa i gjetën në makinë pa ndjenja.Ata kishin qëndruar brenda në makinë të paktën për 90 minuta.
Ata u transportuan me urgjencë në spital, por nuk arritën të mbijetonin. Nga autopsia e bërë mjekët thanë se shkak për humbjen tragjike të tyre është bërë nxehtësia prej57 ° C brenda makinës, megjithëse temperaturat në ambient të jashtëm arrin 33 ° C.