Gjykata Penale ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Mario Roshin dhe “arrest shtëpie” për Andi Roshin, dy vëllezërit pronarë të qendrës së masazhit, të arrestuar pak ditë më parë.
Mario ka dy akuza, “shfrytëzim prostitucioni” dhe “mbajtje të lokaleve për prostitucion”, ndërsa Andi Roshi ka vetëm një akuzë, “mbajtje të lokaleve për prostitucion”.
Mbrojta e Andi Roshit pretendon se edhe kjo akuzë për të është e paprovuar. Dy vëllezërit shfrytëzonin vajzat për prostitucion në vendin e qendrës së masazhit.
Kujtojmë se qendra e masazhit të të rinjve ndodhej në zonën e Pazarit të Ri, në afërsi të banesës së Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Kjo nuk është hera e parë që biznese të tilla janë përdorur për aktivitete të paligjshme, ndërsa në pránga të pòlicisë edhe më herët kanë rënë të tjerë pronarë.
(E.K/Faxweb.al)