Dy persona, mes të cilëve edhe piloti, kanë humbur jetën në Greqi, pas rrëzimit të një helikopteri civil.
Një nga viktimat po transmetonte në “facebook live” deri në momentin që helikopteri i afrohet me shpejtësi tokës duke pasur përplasjen fatale.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në pjesën juglindore të rrethinave të Athinës.
Helikopteri u rrëzua për shkak të përplasjes me telat e linjës së energjisë.
Helikopteri kryente spërkatje kundër mushkonjave në një moçalishte pranë kompleksit olimpik të kanoitazhit në Skinia.
Spërkatja kishte mbaruar dhe piloti mori me vete një roje të objektit dhe një student që po kryente praktikën. Ky i fundit ka shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ekipit të shpëtimit i janë dashur disa orë për ta nxjerrë nga rrënojat e helikopterit që kishte rënë brenda në ujë, shkruan Minneapolis Star Tribune.
(M.D/Shuplaka)