Gazetarja e kronikës së zezë Klodjana Lala ka thënë sot se burime të besuara nga Prokuroria i kanë thënë se përpara ekzekutimit të bujshëm të Ervin Dalipajt dhe Juxhin Dautaj ata janë takuar në autostradën Tiranë-Durrës me dy femra.
“Prokuroria thotë se përpara ekzekutimit dy viktimat janë takuar me dy femra që prokuroria po kërkon për të gjetur gjurmët. Po ashtu po merren kamerat e bizneseve të zonës ku mendohet se janë takuar”,- tha Lala.
Sipas saj kjo ngjarje nuk mund të parandalohej teksa rrëfeu se kur kishte takuar Dalipajn ai kishte qenë mjaft i qetë.
“Kur e kam takuar para ekzekutimit ai ishte i qetë, nuk pranoi të shkoja me operator por kam xhiruar me telefonin tim. Ai u shpreh se nuk kishte marrëdhënie personale me Collakun për vrasjen e të cilit akuzohej. Unë mendoj se ishte ngjarje që nuk mund të parandalohej, në makinë viktimat kanë patur armë por nuk kanë pasur mundësi t’i përdorin”,- shtoi Lala. (M.D/ Shuplaka)