Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar lidhur me agresionin rus në Ukrainë, duke theksuar se shpreh mbështetjen e plotë.
Gjatë një postimi në rrjete sociale, Osmani theksoi se e di çfarë është dhimbja e luftës, ndërkohë që shprehet se liria do të triumfojë përsëri.
“Ne e dimë çfarë është dhimbja për humbjen e fëmijëve të pafajshëm; për dhunën seksuale në luftë; për varret masive me eshtrat e më të dashurve tanë. Por, liria triumfoi dhe do të triumfojë përsëri. Rroftë Ukraina”, ka shkruar Osmani në platformën X.
Discussion about this post