Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa, prej dy vitesh është divorcuar nga bashkëshorti i saj Erjon Zaloshnja.
Por siç duket çifti mban raporte shumë të mira pas ndarjes, pasi është vajza e tyre Aria ajo që i bashkon më së shumti.
Së fundmi janë publikuar disa foto, ku shihet Eneda së bashku me ish-bashkëshortin e dhe vajzën e tyre Aria.
Aria është vajza e tij e vetme që ka nga martesa me këngëtaren e njohur, Eneda Tarifa, me të cilën u nda pak kohë më parë pas një lidhje shumëvjeçare.
Pavarësisht ndarjes dy artistët kanë arritur që të kenë një marrëdhënie të mirë mes tyre, veçanërisht kur bëhet fjalë për vajzën e tyre.
(M.Q/Faxweb.al)