Po bëhen gati 2 vite nga vdekja e Pllum Marnikollaj, 29-vjecari i cili nderroi jetë në ambientet e paraburgimit në Greqi në rrethana misterioze. Ende që prej asaj dite të zezë familja Marnikollaj pret që të dalë e verteta.
Babai i Pllumit, Nikoll Marnikollaj në një intervistë ekskluzive për ‘Fax News’ thotë se autoritetet greke pofshehin ngjarjen, ndërsa ai thekson se vdekja e tij erdhi si shkak i dhunës se ushtruar në ambientet e paraburgimit ku i ndjeri Pllumi kryente “detyrim paraqitje”.
Babai i 29 vjecarit të vrarë në Greqi fajëson fort autoritetet Shqiptare që kanë heshtur në këtë padrejtesi që i është berë të birit. Ai thotë se nuk është vetëm rasti i të birit ndërsa thotë se autoritetet shqiptare dhe greke po bashkëpunojnë në fshehjen e kësaj ngjarje të rëndë.
Nikolla shprehet se është vetë policia greke shkaktarja e vdekjes së djalit, ndërsa hedh poshtë pretendimet se ai mund te jete vetërarë. Ai shprehet se janë konstatuar shenja dhune në trupin e djalit të tij.
Zbardhjen e vrasjes së të birit ai thotë do ta kërkojë në Strasburg, pasi nuk po e gjen atë në asnjë institucion.
Nikoll Marnikollaj tregon perpjekjet për 8 ditë rresht për të mesuar se çfare kishte ndodhur me djalin e tyre. Madje sipas Nikollës, autoritetet greke tentuan deri në varrimin e 29-vjeçarit, pa lajmëruar asnjë nga familjaret apo shokët e tij, të cilët kishin adresa të sakta në Athinë. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post