Një tjetër incident është shënuar në qytetin e Elbasanit, në një qendër votimi, numri i së cilës nuk bëhet i ditur.
Shkak janë bërë dy qytetarë, që kanë shkuar të shprehin vullnetin e tyre në qendrën e votimit duke mos ngurruar të fotografojnë veten e tyre.
Veprimi i tyre ka çuar në ndërprerjen e votimit derisa është mbajtur procesverbali i nevojshëm.
Ky nuk është incidenti i parë i regjistruar në këtë qark, i cili bëri që ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin dhe kryeprokurori Adriatik Llalla të nisen me urgjencë.
(XH.A/SHUPLAKA)