Në ndeshjen ndaj Realit Madridit Paolo Dybala përveçse nuk shkëlqeu dhe ndihmoi ekipin e tij ai u ndëshkua edhe me karton të kuq duke e lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.
Por Dybala është rikthyer në fushën e blertë sot në kampionatin Italian dhe menjëherë ka shkëlqyer duke shënuar një supergol.
Juventusi ka kaluar në epërsi kundër Beneventos me golin e tij. Argjentinasi realizoi për 0-1 në minutën e 16-të një gol mjaft të bukur. Megjithatë Benevento ka arritur të barazojë në minutën e 24’ dhe aktualisht ndeshja është në barazim.
(B.H/Faxweb)