Ylli i Juventusit, Dybala, tha dje se që nga fëmijëria ka ëndërruar për momente si ajo e triumfit ndaj Barcelonës.
Argjentinasi shënoi dy herë në 22 minutat e para të lojës, para se Giorgio Chiellini të shënonte një tjetër gol për vulosjen e fitores 3 me 0 në çerekfinalen e parë të Champions League.
“Mendoj se patëm performancë të mrekullueshme, shfrytëzuam shumicën e rasteve dhe është rezultat pozitiv për ndeshjen në Camp Nou. Jam shumë i lumtur. Shumë i lumtur sepse si fëmijë kam ëndërruar të jetoj këso momente që i përjetova sot. Jemi në pozitë shumë pozitive me shumë vetëbesim dhe kjo është e rëndësishme për të ecur tutje dhe për të arritur qëllimet tona”, ka thënë ai për “MediasetPremium”.
Takimi i kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Camp Nou. Barcelona u zmbraps dje nga bardhëezinjtë teksa askush nuk e priste që mos të shënonte as edhe një gol ndaj italianëve. (M.D/ Shuplaka)