Në aeroportin e Rinasit nuk janë lejuar të kalojnë 39 shtetas pasi kanë pasur dyshime se do të kalonin kufirin për të kërkuar azil në një nga vendet e BE-së.
Po kështu gjatë këtyre ditëve janë arrestuar 5 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave”
Masat janë forcuar në kuadër të bllokimit të shtetasve që kanë për qëllim kalimin e kufirit për të kërkuar azil në një nga vendet e BE-së
“Vëmendje e veçantë edhe në drejtim të evidentimit dhe bllokimit të ayre shtetasve që kanë për qëllim kërkimin e azilit në Francë e në vende të tjera të BE-së” informoi sot policia e shtetit.
Ka edhe një fluks të madh të hyrjeve e daljeve gjatë ditëve të para të gushtit si pasojë e pushimeve. “Gjatë muajit Gusht kanë kanë hyrë në Shqipëri 27345 shtetas shqiptarë si edhe 35918 shtetas të huaj. Kanë dalë 20332 shtetas shqiptarë si dhe 26886 shtetas të huaj”, njoftohet nga policia. (J.V/Shuplaka)