Roja bregdetare dhe policia kufitare e Vlorës i janë përgjigjur alarmit sos të një gomonoje në orët e natës.
Gomonia “stuhia 1375” ka dhënë alarmin sos pas një defekti në motor dhe më pas në sistemin e drejtimit, duke e bërë të pamundur vijimin e lundrimit.
Brenda mjetit kanë qenë dy persona, të cilët janë shpëtuar në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia ka marrë në pyetje dy shtetasit në bord dhe po heton nëse gomonia është perdorur apo mund të përdorej për trafik të lëndëve narkotike.