17:07 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Dyshime për para në këmbim të votës, pas Vlahutinit dhe Llalla niset me urgjencë drejt Elbasanit

11:28 | 25/06/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Habit politikani: Adriatik Llalla, kandidati i LSI për President, por Meta do përplaset me Ramën

Elbasani ka qenë një prej qarqeve ku raportohet të jenë shënuar incidente lidhur me shitblerjen e votës. Pas dyshimeve se në disa qendra votimi të këtij qyteti shpërndaheshin para në këmbim të votës, ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, u nis drejt vendngjarjes.

Menjëherë pas saj mësohet se është nisur edhe kryeprokurori Adriatik Llalla. Mësohet se Llalla do të takohet me prokurorë dhe drejtues të policisë për të diskutuar mbi procesin zgjedhor dhe incidentet e raportuara.

Gjatë paradites u raportua se Policia e Elbasanit ka nisur procedimin penal ndaj 3 personave që janë kapur duke shpërndarë para dhe ushqime në këmbim të votës.

“Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, referuan materialet në Prokurori për procedim në gjendje të lire në ngarkim të shtetasit F.GJ., 56 vjeç banues në Tiranë.

Ky shtetas, në fshatin Zdrajsh duke lëvizur me automjet dyshohej se do të shpërndante para për blerje votash, në favor të një subjekti politik.

Gjatë kontrollit fizik u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lekësh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”.

Po kështu specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për procedim në gjendje të lire në ngarkim të shtetasit A.J., 66 vjeç banues në Elbasan.
Ky shtetas dyshohet se do të shpërndante para për blerje votash në favor të një subjekti politik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori për procedim në gjendje të lire në ngarkim të shtetasit XH.H., 24 vjeç banues në Cërrik.
Ky shtetas në Lagjen “ Nr.3” Cërrik , me mjetin e tij tip “Benz” dyshohet se do të shpërndante ushqime në këmbim të votave në favor të një subjekti politik.”, citohet në njoftimin e policisë.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Adriatik Llallaelbasanincidenteromana vlahutin
Pas

Lulzim Basha voton, kush ishin personat që e shoqëronin (FOTOT)

Para

Kush janë gjashtë të arrestuarit në rrethe, shpërndanin lekë për blerje vote dhe kanosnin njerëz

Para
Drejtori në bashkinë e Maliqit kërcënon votuesit pranë qendrës së votimit në Sheqeras

Kush janë gjashtë të arrestuarit në rrethe, shpërndanin lekë për blerje vote dhe kanosnin njerëz

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kallas jep lajmin e mirë: BE ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Rama publikon pamjet: Helikopterët Black Hawk do të kenë ‘shtëpinë’ e tyre! Kapiteni zbulon detajet

Mbledhja urgjente e këshillit të sigurisë, Vuçiç i jep urdhra ushtrisë të veprojë kundër Kosovës

Kërcënonte me e-mail Albulena Haxhiun dhe zyrtarë të tjerë, arrestohet nga Policia e Kosovës

U dënua për shpërdorim detyre, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO për ish-kryebashkiakun e Hasit! Vendoset ribërja e gjyqit me një tjetër trupë ndaj Adem Lalës

Qendër e re Shëndetësore në Laprakë, Koçiu: Shërbime pranë vendbanimit për rreth 5 000 banorë të rrugës “Josif Pashko”

Agresioni rus, kancelari Merz nga Lituania: Do të mbrojmë territorin e NATO-s!

54-vjeçarja u fut në sallë për ngushtim stomaku, por humbi jetën! Kush është mjeku i spitalit privat në Durrës që kreu ndërhyrjen

Irani: SHBA-të do mbajnë përgjegjësi nëse Izraeli sulmon objektet e tij bërthamore

Miratohet në SHBA projektligji i propozuar për buxhetin, Trump: Ky është legjislacioni më i rëndësishëm në histori

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.