21:45 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Dyshime se ishte përfituar me dokumente false, sekuestrohen 54 hektarë tokë në Gjipe

09:20 | 15/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dyshime se ishte përfituar me dokumente false, sekuestrohen 54 hektarë tokë në Gjipe

Një sasi prej 54 hektarësh tokë është sekuestruar së fundmi në Vlorë. Shkak për masën e sekuestros janë bërë dyshimet se toka ishte përfituar në bazë të dokumenteve të falsifikuara.

Mësohet se Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar sekuestrimin në bazë të kallëzimit të dorëzuar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Shtetasit që dyshohet se kanë përfituar janë Theodhori dhe Jani Kocani. Pas blerjes, ata e kanë ndarë dhe shitur tokën për të fshehur origjinën e kësaj pasurie.

INFORMACION NGA PROKURORIA VLORË

Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar sekuestrimin e një sipërfaqe toke 54 hektarë, ndodhur në zonën bregdetare të gjirit të Gjipesë, në Himarë, e dyshuar se është përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuar.

Prokuroria e Vlorës e ka nisur hetimin në bazë të kallëzimit të dorëzuar nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

Në bazë të veprimeve proceduriale të Prokurorisë së Vlorës, deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar se:

Shtetasit Theodhori Kocani dhe Jani Kocani, kanë përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara një sipërfaqe prone prej 54.1 ha. Dokumentet mbi bazën e të cilave është përfituar kjo pronë, të cilat kanë rezultuar të falsifikuara janë “Procesverbal i mbajtur nga k/pleqësia e fshatit Dhërmi, më datë 17/05/2001”; “Vertetim pa datë, i lëshuar nga kryeplaku i fshatit Dhërmi”, “Vertetim, datë 18/07/2001, i komisionit të verifikimit të pronave pranë Bashkisë Himarë” dhe  “Vendim nr. 25, datë 09/08/2001 i Këshillit të Bashkisë Himarë”. Nga hetimi është provuar se këto dokumente nuk janë lëshuar nga Këshilli i Bashkisë Himarë, si dhe nga Komisioni i Verifikimit të Pronave pranë Bashkisë Himarë.

Prona e përfituar mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara ndodhet në bregdet, në vendin e quajtur Spile-Gjipe, Dhërmi. Provohet se më datën 27/05/2016, shtetasit Theodhori Kocani dhe Jani Kocani, kanë regjistruar sipërfaqen e pronës prej 54.1 ha, pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë. Pas regjistrimit të kësaj pasurie, janë kryer veprime juridike mbi këtë pasuri, e konkretisht ndarje dhe shitje, me qëllim fshehjen e paligjshme të origjinës së kësaj pasurie. Mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për pasuritë e paluajtshme me sipërfaqe 54.1 ha.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: prokuroriasekuestrotoke
Pas

Vazhdojnë pushimet e Lorit me të dashurin, si duket ajo në të zeza e lagur (FOTO)

Para

Shkarkohet Drejtori i Postës në Vlorë, ishte propozuar nga LSI-ja

Para
Shkarkohet Drejtori i Postës në Vlorë, ishte propozuar nga LSI-ja

Shkarkohet Drejtori i Postës në Vlorë, ishte propozuar nga LSI-ja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

BE–NATO: Liderët evropianë kërkojnë koherencë të plotë në veprimet e Komisionit

Gjykata Speciale rrëzon kërkesën e mbrojtjes në rastin Thaçi dhe komandantëve të tjerë të UÇK-së

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Ksamil, pranë një resorti

Kuvendi i Kosovës nën presion, Kushtetuesja kërkon konstituim brenda një muaji

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.39%, sektorët që ndihmuan dhe ata që vuajtën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.