22:37 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dyshime se kishte lidhje jashtëmartesore me kushëririn, si u paralajmërua krimi në Vlorë. Vëllai i autorit tentoi të vriste…

14:44 | 25/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dyshime se kishte lidhje jashtëmartesore me kushëririn, si u paralajmërua krimi në Vlorë. Vëllai i autorit tentoi të vriste…

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Babicë të Vlorës, ku Lavdosh Sula 56 vjeç, ka vrarë gruan e tij Laureta Sula 44-vjec.

Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit në fshatin Babicë, ku burri e ka mbytur të shoqen me duar dhe më pas e ka goditur në kokë dhe në fytyrë duke i shkaktuar plagë të shumta.

Më pas vetë 56-vjeçari ka lajmëruar dhe policinë, ndërsa është shprehur se e shoqja e tradhëtonte prej 5 vitesh. Fqinjët shprehen të tronditur nga kjo ngjarje, pasi ata kanë dëgjuar të bërtiturat e viktimës.

Autori i ngjarjes është vënë nën pranga, në kushtet e flagrancës, dhe është dërguar në komisariatin e Vlorës, ku do të merret më tej në pyetje.

Ndërkohë që lidhur me tradhëtinë e mundshme të viktimës, policia ka qenë në dijeni pasi vëllai i Lavdosh Sulës, ka tentuar që të vrasë një person, me të cilin dyshohet se kishte lidhje 44-vjeçarja,

‘’Para 6 ditësh, vëllai i Lavdosh Sules, Artur Sula ka shkruar të vrasë me armë gjahu L. Sejdiraj (dyshonin se L. Sejdiraj kishte lidhje jashtë martesore me viktimën e sotme). Konflikti në familjen e Lavdosh Sules kishte disa dite që ishte agravuar. Policia ka qenë ne dijeni, sepse për ngjarjen e para disa diteve ka arrestuar Arben Sulën”, bëjnë të ditur burimet për Faxweb.al.

Njoftimi i policisë për ngjarjen e datës 19:

Tenton të vrasë me armë gjahu kurshuririn e tij – vihet në pranga nga policia autori.

Mbrëmjen e djeshme pas marrjes së informacionit se në fshatin Babicë e Madhe ka konflikt me armë midis dy personave, menjëherë shërbimet e policisë janë afruar në vendin e ngjarjes duke bërë parandalimin e një vrasje të mundshme.

Konkretisht në vendin e quajtur “Alikokë” Babicë e Madhe, shtetasi A. S., 44 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë gjahu (teke) shtetasin L. S., 46 vjeç, për motive të dobëta (kurshurinj me njëri-tjetrin).

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasit A. S, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë për vrasjen e ndodhur sot:

Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S.

E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: cifti sulakrim ne familjelaureta sulalavdosh sula
Pas

Nuk ndalon dhuna në familje në Vlorë/ Njëri reh gruan tjetri kunatën, 2 në pranga

Para

‘’Ore teka ka ai që nuk e do groshën pa mish, jo…”, Genc Sejko kapet me ‘’idiotët e Rilindjes”

Para
“Vetëm kllounët e besojnë Ramën”, Genc Sejko: Askush nuk do të rrisë fëmijët e tij në Shqipëri! (Video)

‘’Ore teka ka ai që nuk e do groshën pa mish, jo...”, Genc Sejko kapet me ‘’idiotët e Rilindjes”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.