20:34 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Dyshimet për dekonspirimin e aksionit, Prokuroria merr në pyetje kreun e SHÇBA-së

10:56 | 23/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dyshimet për dekonspirimin e aksionit, Prokuroria merr në pyetje kreun e SHÇBA-së

Të vrullshme ishin zhvillimet e natës së djeshme ku Prokuroria e Krimeve të Rënda lëshoi tre urdhër-arreste për drejtues të lartë të Policisë në Vlorë.

E çuditshme është fakti se asnjë prej tyre nuk është lokalizuar derimë tani, çka të bën të dyshosh se arratisja e tyre është bërë për shkak se dikush i ka njoftuar në lidhje me veprimet e Prokurorisë. 

Sot mësohet se kanë nisur hetimet në rradhët e SHÇBA-së. Po ashtu Prokuroria për Krimet e Rënda ka thërritur drejtorin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit, shkruan ”Tch”. 

Eduart Merkaj është kërkuar nga prokurorët pas daljes së urdhër-arresteve për tre ish-zyrtarë të Policisë së Vlorës.

Gjatë hetimeve të dosjes “Habilaj” prokurorët dyshojnë se, me mosveprimet e tyre kanë lejuar vëllezërit Habilaj të kultivojnë kanabis sativa.

Po cilat janë akuzat e Prokurorisë, për të cilat ka lëshuar dhe urdhër arreste:

Prokuroria thotë se megjithëse Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, kanë pasur dijeni për aktivitetin kriminal të këtij grupi, kanë zgjedhur të mosveprojnë, për shkak të pagesave financiare që ky grup kriminal jepte për ta.

Madje në një rast, thotë prokuroria, kur vllezërit Habilaj dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal, po ngarkonin nga Porto-Palermo në një peshkarexhë italiane një sasi prej 1 tonë drogë,patrulla e policisë kufitare e postës së Dhërmiut, megjithëse ka konstatuar hapur trafikimin e drogës, nuk kanë vepruar për të kryer parandalimin e këtij trafiku.

Ndërkohë për nxjerjen e urdhërave të arrestit ndaj tre zyrtarëve të policisë së Vlorës, prokuroria ka përdorur dhe materialet hetimore që kanë mbëritur së fundi nga prokuroria e Katanias në Itali.

Dosja e Catanias nxjerr zbuluar dhe emra të tjerë:

Në përgjimet që kjo prokurori ka kryer, duket se janë administruar biseda ku përmenden zyrtarët e policisë së Vlorës, të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me anëtarët e tjerë të grupit të “Habilajve”.Në dokumentacionin e mbëritur nga italia bëhet fjalë për një grup kriminal që janë të implikuar rreth 40 persona.

Pikërisht në këtë dosje, ka dalë dhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili përmendet nga Habilaj, duke nënkuptuar që Tahiri ka dijeni për aktivitetin kriminal dhe madje i blejnë dhe byzylykë floriri për nënën dhe gruan e ish-ministrit të Brendshëm. Moisi dhe Florian Habilaj akuzohen për trafikimin e rreth 3.5 ton kanabis në drejtim të Italisë përgjatë viteve 2013-2017, kohë kur antimafia italiane i mbante në përgjim.

(E.K/Faxweb)

Kreu i SHÇBA-s Eduart Mërkaj
Etiketa: eduart merkaj
Pas

Sa shumë është rritur “Mimoza Llastica”! Rikthehet rrugëve të Tiranës (FOTOT)

Para

Kush ishte zyrtari i lartë shqiptar që shoqëroi dje në rrugët e Tiranës djalin e George Sorosit (FOTO)

Para
Kush ishte zyrtari i lartë shqiptar që shoqëroi dje në rrugët e Tiranës djalin e George Sorosit (FOTO)

Kush ishte zyrtari i lartë shqiptar që shoqëroi dje në rrugët e Tiranës djalin e George Sorosit (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

“Një çati për aspiratat e Ballkanit”, Sekretari i Përgjithshëm i KBR-së takim me ambasadorët e PSEE: E ardhmja jonë varet nga bashkëpunimi

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton rezultatin përfundimtar, PD ankimon për Kukësin

SHBA lehtëson sanksionet për Sirinë

Preç Zogaj: Neni i shumëbrohoritur i dorëheqjes që nuk do të zbatohet ndonjëherë nga Berisha

Aspiron të jetë kryetare e PD? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

E mbështetën oligarkët dhe PS-ja? Tabaku i përgjigjet akuzave që vijnë nga brenda PD: Nuk më mërzisin, as më dekurajojnë. Mesazhi që mora nga Berisha…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.