Mbrëmjen e sotme Belgjika u kualifikua në çerekfinale, duke mundur Japoninë me rezultatin 3-2. Mirëpo, kthimi i rezultatit i ka futur të gjithë në dyshime për shkak të një postimi në Twitter të mesfushorit të Çelsit, Sesk Fabregas.
“Tani është koha për të vendosur 5 paund për fitoren e Belgjikës.”- kishte shkruar Fabregas përpara shënimit të golit.
Menjëherë pas përmbysjes së rezultatit, mesfushori reagoi me një tjetër status, duke pyetur ndjekësit se cili prej tyre kishte vendosur 5 paund në skedinë. Të gjithë janë habitur nga fakti që Fabregas ishte në dijeni të rezultatit përfundimtar të ndeshjes, teksa shikuesit ishin duke pritur në ankth përfundimin.
Discussion about this post