Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi akuzohet për vjedhje. Por policia thotë se gjatë këqyrjes së telefonit është zbuluar se personi kishte abuzuar seksualisht edhe me një vajzë të mitur 13-vjeçare.
Në kuadër të operacionit të koduar “Tranzit” u vu në pranga shtetasi Simon Gjoka lindur dhe banues ne Milot Kurbin.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 38 vjecari është autori i disa vjedhjeve të bagëtive të trasha në fshatin Gajush, vjedhje të ndodhura në javën e parë të muajit shkurt 2025, si dhe dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në fshatra të tjera ku vijon puna për dokumentimin ligjor të tyre.
Po ne vijim të veprimeve policia gjatë këqyrjes së celularit të këtij shtetasi zbuloi se 38 vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale e një të mitur 13 vjeçare (vajzën e një shtetaseje që strehohej në banesën e saj në Lezhë, lidhje miqësore e tij).
Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia sekuestroi dy automjete që shërbenin për transportimin e bagëtive të trasha që ky shtetas vidhte në fshatrat e Lezhës.
Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale dhe për të identifikuar bashkëpunëtorët e mundshëm. Materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.