Prokuroria e shkallës së parë në Gjirokastër ka vendosur masën e detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit për t’u larguar jashtë vendit për shtetasit E. A., 35 vjeç, banues në Gjirokastër (me profesion noter) dhe A. Ll., 38 vjeç, banues në Tiranë(me profesion avokat), të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Gjithashtu ndaj këtyre shtetasve me vendimin e mësipërm të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është caktuar masa ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
Njoftimi i policisë:
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër u bë ekzekutimi i Urdhrit të Ekzekutimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për Ekzekutimin e Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për caktimin e masave të sigurimit “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasit E. A., 35 vjeç, banues në Gjirokastër (me profesion noter) dhe A. Ll., 38 vjeç, banues në Tiranë(me profesion avokat), të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Gjithashtu ndaj këtyre shtetasve me vendimin e mësipërm të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është caktuar masa ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.