Pas kërkimeve që kanë hyrë sot në ditën e katërt, në ambientet e magazinës pranë kthesës së Kamzës në Tiranë, ekipet e zjarrfikësve kanë gjetur një trup të pajetë, që dyshohet se i përket 32-vjeçarit Arjan Sala. Burime bëjnë me dije se trupi i pajetë është nxjerrë nga magazina rreth orës tre të mëngjesit të sotëm, pas kërkimeve që vijuan pas insistimit të familjarëve të tij.
Trupi i të riut është dërguar në morg, ku do të kryhen dhe veprimet e tjera hetimore. Trupi është parë vetëm nga xhaxhai i tij, dhe ka disa dëmtime në strukturë, që e bën të vështirë identifikimin e tij, pa iu nënshtruar më parë analizave të ndryshme të ADN-së.
Njoftimi i Policisë:
Tek biznesi privat si rezultat i kërkimeve intensive, të pandëprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrëfiksit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
32-vjeçari Arjan Sala ka mbetur i bllokuar që prej pasdites së të mërkurës në një magazinë pranë një qëndre tregtare. Ai ishte përgjegjës i sigurisë, dhe në momentin që ka rënë zjarr ka hyrë për të shpëtuar persona të tjerë po ka mbetur vetë brenda.
Kërkimet për të nisën që prej të mërkurës, por mungesa e mjeteve të specializuara i bëri më të vështira kërkimet, ndërkohë që familjarët hodhën akuza në drejtim të zjarrfikëseve, që sipas tyre nuk kishin mjete.
Ata thanë se në rast se do të ishte ndërhyrë shpejt, mbase do të kishte mundësi që i riu të nxirrrej i gjallë nga magazina, e cila ishte e mbushur me materiale të ndryshme, veshjesh apo metalike, që lehtësuan përhapjen e flakëve.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post