Në Gjirokastër është kontatuar një tjetër rast abuziv me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve. Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në Policinë e Gjirokastrës, bashkë me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit kanë bllokuar një pikë të paligjshme të prodhimit dhe tregtimit të pulave në fshatin Andon Poçi.
Për këtë rast, është kallëzuar në Prokurori shtetasi Z.G, 59 vjeç, banues në Andon Poçi. Ndaj tij rëndojnë dy akuza, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, si dhe “Fshehja e të ardhurave”. Dyshohet se pulat ishin të skaduara.
(M.Q/Faxweb)