Policia e kryeqytetit ka zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë në Kombinat ku dy gra u gjetën të pajetë brenda banesës për të cilat raportohet nga burimet se janë nënë e bijë ndërsa një tjetër është nisur në gjendje të rëndë me urgjencë për në spital.
Mësohet se ditën e sotme shtetasi me inicialet S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.
Ndërkohë pas njoftimit, menjëherë në banesën në fjalë kanë shkuar efektivë të policisë dhe punonjës të zjarrfikëses dhe pasi kanê hapur derën, burime bëjnë me dije se kanë gjetur pa shenja jete shtetasen Zhaneta Josifi., 56 vjeçe dhe vajzën e saj Anisa Josifi, 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër Blerta Josifi , rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në Kombinat, afër shkollë “Myslym Keta”. Ende nuk bëhen me dije të tjera detaje, ndërkohë që priten përfundimet e ekspertizës për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Njoftimi i Policisë: Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës. Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar . Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .
(F.GJ/FAXWEB.AL)