Një makinë tip “Range Rover” është gjetur e djegur në Shkallnur të Durrësit. Mjeti është gjetur i djegur qënë datën 17 janar, dhe dyshohet ka lidhje me pengmarrjen e 49-vjeçarit Jak Prenga në Kamëz, dy ditë më oarë.
Mjeti i bardhë, pa targa, është sekuestruar nga policia ndërsa po verifikohet numri i shasisë për të zbuluar se kujt i përket ai.
Aktualisht po verifikohen të gjitha karakteristikat e mjetit të kapur në kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi pengmarrja dhe ato te mjetit te djegur.
Megjithëse kanë kaluar dy ditë nga rrëmbimi i 49 vjeçarin Jak Prenga, policia nuk ka ende asnjë të dhënë mbi vendndodhjen e tij. Autorët, ende të paidentifikuar pasi u konfliktuan me Prengën teksa ky i fundit po hipte në mjetin e tij, e morën me dhunë dhe e futën në makinën e tyre.
Prenga kishte blerë një makinë disa kohë më parë shumën e parave me të cilat e kishte bërë të tijën nuk e kishte shlyer të gjithën, ndërsa dyshimet e policisë janë se kjo mund të jetë edhe arsyeja e pengmarrjes së tij nga dy persona të maskuar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “London” rreth orës 11:45 të ditës e premte, ndërsa skena është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë së biznesëve në zonë, të cilat janë sekuestruar, por që identifikimi i autorëve ka qenë i vështirë për shkak se kanë qenë të maskuar.
Qytetarë të shumtë e kanë parë ngjarjen për të cilën thonë se dy persona e kanë marrë Prengën me forcë pas një debati mes tyre duke e futur në makinë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Ndërkohë që pista kryesore për të cilën dyshon policia është ajo për borxhe, nga ana tjetër mendohet se autorët bashkë e pengun në makinë janë larguar drejt Fushë-Krujës në vendin e njohur si “Ura e Gjolës”, por ende nuk ka gjurmë që të mund të çonin në gjetjen e tyre.
(M.Q/Faxweb.al)