Kanë rinisur paraditen e kësaj të marte kërkimet për gjetjen e automjetit tip “Golf”, që dyshohet se ra në ujërat e lumit Seman rreth një muaj më parë, pas perplasjes me parmakët e hekurt te Urës së Mbrostarit.
Kërkimet disa ditore të polumbarëve të Reneas dhe efektivëve të policisë me dron nga ajri, rezultuan që nuk ka asnjë shenjë te automjetit duke e lënë ende mister fatin e 26-vjeçarit Mateo Lika.
Ditën e sotme polumbarët e Reneas i janë rikthyer kërkimeve përgjatë gjithë rrjedhes së lumit.