Bëhet me dije se pak orë më parë, është ndaluar nga policia franceze ish-presidenti Nikolas Sarkozi.
Ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozi është ndaluar nga policia dhe po mbahet në paraburgim në lidhje me financimet e fushatës së vitit 2007, shkruajnë mediat franceze.
Bëhet me dije se Sarkozi po merret në pyetje nga polica në lidhje me një hetim për financime të dyshimta libiane në fushatën zgjedhore të vitit 2007.
E përditshmja franceze Le Monde, shkruan se kjo është hera e parë që Sarkozi është marrë në pyetje për një hetim, i cili u hap në prill të vitit 2013.
Në një intervistë të vitit 2011, udhëheqësi i Libisë Muamar Gadafi u shpreh ndër të tjera se “Unë jam ai që e bëri atë president”, referuar pikërisht ish-presidentit francez Sarkozy.
Mësohet se shumë shpejt, Nikolas Sarkozi do të dalë para Gjykatës për t’u përballur me aktakuzën.