15:51 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dyshohet si autor i një vrasjeje, arrestohet shtetasi polak me identitet të rremë

20:01 | 05/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tentoi të ekzekutojë 22-vjeçarin, arrestohet i shumëkërkuari në Krujë (Emri)

Një shtetas polak është shoqëruar në komisariat nga Policia e Kakavijës i cili po udhëtonte drejt Greqisë, pasi është konstatuar se kishte probleme me dokumentet e tij të identifikimit.

Sipas raportimeve paraprake mësohet se ky shtetas udhëtonte me një ID Card greke të falsifikuar me emrin Dimitris K nga Athina. Forcat policore kanë dyshuar për autenticitetin e ID Card greke dhe kanë hulumtuar më tepër nga ku dhe rezultoi se shtetasi ishte polak.

Shtetasi me inicialet D.R., dyshohet të ketë gisht në një vrasje të kryer në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Burime konfidenciale shprehen se polaku 38 vjecar ka vrarë një vit më parë në kryeqytetin grek Athinë, Mihal Kapuranin.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur disa muaj më parë ku një 23-vjeçar shqiptar u ekzekutua  në sheshin e lagjes “Exarchia” të kryeqytetit të Greqisë, Athinë (Lexo këtu).

Sipas policisë, viktima është Mihal Kapurani nga Korça. Burime policore thanë se viktima u sulmua nga agresorët në sheshin e lagjes, pas një konflikti që pati mes tij dhe 3 bashkëkombasve të tij për shkaqe ende të panjohura. Ndërkohë ende nuk dihet se cila mund të ketë qenë roli i shtetasit polak në këtë ngjarje të rëndë.

Dyshohet se polaku është vrasës me pagesë dhe në Shqipëri ka hyrë ilegalisht.

Deklarata e Policisë:

Në datë 05.03.2019 në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit të Kufirit Kakavije, është paraqitur shtetasi me inicialet D.K, me pasaportë greke.

Nga verifikimi paraprak i punonjesve të policisë së kufirit dhe migracionit në PKK Kakavije lindën dyshime se ky shtetas përdorte dokument të falsifikuar dhe shtetasi u shoqërua për verifikime në vijën e dytë ku gjatë shoqërimit kundërshtoi punonjësit e policisë.

Nga kontrolli dhe verifikimi i mëtejshëm rezultoi se ky shtetas posedonte pasaportën me të dhëna të ndryshuara si dhe pasaporta rezultonte e vjedhur në sistemin e Interpolit.

Gjithashtu këtij shtetasi i janë gjetur edhe një kartë identiteti greke dhe nje leje drejtimi që dyshohet se janë të falsifikuara.

Nga veprimet e para hetimore, në bashkëpunim edhe me Z.Q.K Interpol Tirana, u bë i mundur verifikimi i identitetit të këtij shtetasi, i cili ishte shtetasi me inicialet D.R, shtetas Polak, i dyshuar si autor i vrasjes së një shtetasi shqiptar në vitin 2018 në Athinë, Greqi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 550 euro, pasaporta greke, leje drejtimi dhe leternjoftimi si dhe nje aparat celular.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në D.V.P Gjirokastër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mësipërm, për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave de vizave” , “Kalim i paligjshëm i kufirit” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 189, 297 dhe 242 i K. Penal.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: arrestohetdokumenta te rremepolak
Pas

“Ti mam duhet ta pranosh atë mandat”, kandidatja Hyseni: Ma kërkoi djali

Para

Lori Hoxha rikthehet në Instagram, por arsyeja nuk do t’ju pëlqejë fansave të saj

Para
Sfida “10 year challenge”, fut në ‘sherr’ Lori Hoxhën me fansat: Pse nuk nxore foton

Lori Hoxha rikthehet në Instagram, por arsyeja nuk do t’ju pëlqejë fansave të saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjirokastër/ GJKKO e kishte dënuar me 8 vjet burg për grup të strukturuar kriminal, kapet në arrati 32-vjeçari nga Lazarati! Sipas SPAK-ut i kanë mbetur edhe 6 muaj burg

“Investoni në Shqipëri”, Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, do të futet në Bashkimin Evropian

Numërimi i votave nga Greqia/ PS thellon diferencën dhe mund të përmbysë rezultatin në Lezhë, PD konteston dhe nuk njeh rezultatin përfundimtar

Nesër ceremonia e përurimit të Papa Leo XIV/ Udhëtojnë drejt Vatikanit krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë. Të pranishëm edhe Begaj e Hasani

‘Jam miku i djalit tuaj’, mashtronte qytetarët dhe u merrte deri në 1000 euro, arrestohet 64-vjeçari në Tiranë

Ilirjan Celibashi: Janë 55.519 vota të pavlefshme, ka dokumentacion të parregullt nga jashtë. Disa kanë dorëzuar vetëm zarfin A

Rezultati i ngushtë në Lezhë / Partia Demokratike kërkon rinumërim në Lezhë, Manja replikon me Celibashin: Shko numëroji ti votat

“Mbrëmje e veçantë”/ Spiropali ndan pamje nga darka e zhvilluar te Pallati i Brigadave, të pranishëm Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës

“Kuptova që duhet të ruaja identitetin tim profesional”, Linda Rama dhe jeta si gruaja e kryeministrit: Nuk kam një kujdestare për djalin tim, unë gatuaj vetë

“E mallëngjyer që shqiptarët i besuan Edit një mandat të katër të fortë”, Linda Rama: Ndjej peshën në shpatulla për të mos zhgënjyer askënd nga ata që i dhanë mbështetje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.