Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka njoftuar se me datë 13 shkurt ka paraqitur në gjykatën e shkallës së parë për krime të rënda, kërkesën më objekt konfiskimin e shumave të parave të një shtetasi.
Shtetasi R.Sh, i dyshuar për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, ka të dhëna nga autoritetet e policisë greke se është përfshirë edhe në aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike.
Në cilësinë e provës materiale janë konfiskuar rreth 110 milion lekë të reja thënë ndryshe 1.1 miliard lekë të vjetra në Bankën “S.G.A” dhe të regjistrua në 4 emra të ndryshëm.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda njofton se më datë 13.02.2019 ka paraqitur në Gjykatën e shallës së parë për krime të rënda, kërkesën me objekt “Konfiskimin e shumave të parave” në :
1- 16 207 329 lekë në Bankën “S.G.A” në emër të shtetasit K.Sh.
2- 1 026 879 lekë në Bankën “S.G.A” në emër të shtetasit B.Sh.
3- 42 000 000 lekë në Tirana Bank në emër të shtetasit K.Sh
4- 51 444 350 lekë në Bankën “S.G.A” bashkëemërore shtetasve K.Sh dhe R.Sh.
Kjo kërkesë është bërë në kuadër të procedimit pasuror nr. 9 të vitit 2018, i cili është regjistruar mbi bazën e akteve të procedimit penal nr. 443 datë 24/11/2017 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec në ngarkim të shtetasit R.Sh, I dyshuar për veprën penale të ”Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Autoritetet e policisë greke kanë patur të dhëna për përfshirje të këtij shtetasi edhe në aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike. Një pjesë e shumave të sekuestruara kanë qenë të sekuestruara konform ligjit Ligji nr. 10192 date 03.12.2009, i ndryshuar “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe korrupsionit, nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë” dhe në në këtë aspekt administrohen nga Agjensia e Administrimit të pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
(F.GJJ/FAXWEB.AL)