Erdet Çapoku, 30-vjeçari që vrau me shkop kunatën e tij në Paskuqanë në sy të vajzës, ka dëshmuar në polici për ngjarjen e rëndë.
Mësohet se 30-vjeçari ka deklaruar se ka qenë i alkolizuar, ndërkohë që edhe në momentin e arrestimit burime bëjnë me dije se ka qenë nën efektin alkoolit.
“Kam qenë i alkoolizuar kur shkova të kunata. Kemi pasur konflikte, dyshoja se kunata me tradhëtonte vëllanë. Më bëri denoncim në polici i kerkova që të hiqte denoncimin ndaj meje.”- mësohet të ketë thënë Çapoku.
Erdet Çapoku u arrestua pak orë pas ngjarjes së rëndë te karburanti me kupolë në zonën e Laprakës në kryeqytet duke lëvizur me biçikletë.
“Kapet në kohë rekord autori i vrasjes së shtetases E. Ç., ndodhur në Paskuqan, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e DVP Tiranë organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Erdet Çapoku., i cili pasi ka goditur me sende të forta kunatën është larguar nga vendngjarja.
Falë angazhimit maksimal dhe informacioneve të marra nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi, në Laprakë.
Shtetasi ndodhet i shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.
30-vjeçari është arrestuar pas disa orësh pasi kreu krimin makabër. Çopaku ka masakruar gruan e vëllait të tij mbrëmë pas konflikteve të mëparshme që kishin.
Sipas burimeve, ai e përndiqte dhe e kërcënonte vazhdimisht Enkeleda Çapokun dhe për këtë arsye kjo e fundit kishte marrë edhe urdhër mbrojtjeje.
Por Çopaku i çoi deri në fund kërcënimet mbrëmë, kur vrau kunatën. Sipas burimeve, konflikti ka nisur muaj më parë pasi Enkeleda e ka nxjerrë nga shtëpia Erdetin. Ai e vrau kunatën në sy të vajzës së saj 18-vjeçare.
(M.Q/Faxweb.al)