10:30 | 05/06/2025

Dyshon se numëruesit e PD e vodhën, Meta vetëm 113 vota në Bashkinë Kavajë, mbi 2800 mori kushëriri i Elvis Rroshit! Kreu i PL 90% më pak se LSI në 2021

Një kërkesë, si një krizë besimi të Partisë së Lirisë drejt Partisë Demokratike, drejtuese e koalicionit opozitar në zgjedhjet e 11 majit mbërriti të hënën në dyer e KQZ. Ilir Meta pretendon për parregullsi në procesin e numërimit, duke ngritur dyshimin e tjetërsimit të votave për për të, te kandidatët e tjerë të aleancës në 5 njësitë administrative:  Kavajë, Golem, Synej, Helmas dhe Luz i Vogël.

Në total, në bashkinë e Kavajës Ilir Meta ka marrë vetëm 113 vota. Në vitin 2021 partia e tij, në atë kohë Lëvizja Socialiste për Integrim kishte 1118 vota në Bashkinë Kavajë, pra një rënie me mbi 90%. Në qytet (Kavajë) kreu i Partisë së Lirisë ka marrë gjithsej 73 vota, njësinë administrative të Golemit vetëm 26 vota, në Helmes 5, Luz i Vogël 7 dhe Synej vetëm 2 vota.

Rezultati i Ilir Metës në Kavajë
Kavajë 73 vota
Golem 26 vota
Luz i Vogël 7 vota
Helmes 5 vota
Synej 2 vota

Me këtë rezultat, kreu i PL renditet i nënti mes 37 kandidatëve të aleancës, ndërsa është lënë me diferencë shumë të madhe pas nga 3 më të votuarit e kësaj bashkie Elton Roshi, që në total numëron 2815 vota, Arnold Kariqi 2133 dhe Loranca Hoxha 1841 vota.

Elton Rroshi      2815
Arnold Kariqi      2133
Loranca Hoxha   1841

Dyshimi i Metës mund të jetë për një tradhti të komisionerëve opozitarë, që potencialisht të kenë çuar votat e tij drejt këtyre kandidatëve më të votuar, apo drejt të tjerëve të listës së hapur. Për këtë arsye, Partia e Lirisë i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve edhe pamje filmike të numërimit të votave preferenciale në këtë bashki.

Bashkë me Metën dyshimin se brenda partisë iu vodhën vota e kanë ngritur edhe disa kandidatë demokratë, duke nisur nga Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha apo Aulon Kalaja e Ilirjana Kuçana. Një pjesë e tyre, pasi u rrëzuan nga KAS, me argumentin se ri-numërimi kërkohet vetëm nëpërmjet Partisë, tashmë e kanë zhvendosur betejën në Kolegjin Zgjedhor.

Para
 



Të Fundit