Pas akuzave të Ben Blushit se i ka vjedhur idenë për krijimin e një Republike të Re, kreu i opozitës Lulzim Basha ka një përgjigje.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Basha nuk e pranoi akuzën, megjithatë e ftoi Blushin t’i bashkohej protestës, duke qenë se ndan të njëjtën ide.
“Zoti Blushi nëse mendon si ne, atëherë është i ftuar të vijë në protestë”, tha Basha.
Ndër të tjera, kreu i opozitës mban të njëjtin qëndrim lidhur me bojkotin që po i bëhet opozitës, dhe thotë se nuk do të tërhiqet. (D.D/Shuplaka)