Neymar ka bërë për të qeshur gjithë të pranishmit në stërvitjen e fundit të Brazilit.
Futbollisti i PSG-së është hedhur në tokë dhe ka bërë gjestin që aq shumë e kemi ndeshur në këtë Botëror, simulimin.
Ky gjest ka shkaktuar të qeshura te të gjithë të pranishmit, por edhe për fotografët që nuk ngurruan të merrnin foto nga ky moment.
Tite i ka lejuar futbollistët e tij të stërviten me fëmijët e tyre. Neymar ka përfituar nga ky moment për t’u argëtuar me djalin e tij, Devi Luka.