Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka rënë dakord që të japë gjak për një test të drogës përpara një debati në stadiumin olimpik të kryeqytetit me rivalin e tij në zgjedhjet e ardhshme, Volodimir Zelenskiy.
Ende nuk është fiksuar një datë se kur do të zhvillohet debati televiziv, por ky lajm vjen pak ditë pasi Zelensky, që është një komedian pa përvojë politike, fitoi më shumë vota në raundin e parë zgjedhor të presidencialeve në Ukrainë.
Zelensky ka bërë thirrje që debati i tyre të moderohet nga Yulia Tymoshenko, ish-kryeministre e Ukrainës, e cila rezultoi e treta në votimet e kësaj jave. Presidenti Poroshenko dhe Timoshenko ende nuk kanë komentuar për këtë kërkesë të re, por Poroshenko e pati ftuar për debat Zelenskyn edhe përpara se të zhvillohej raundi i parë zgjedhor.
Ndërkohë që kjo situatë nuk mund të kalohet pa vëmendje dhe në vendin tonë, në një kohë kur kryeministri i vendit Edi Rama është vënë shpesh herë në qendër të akuzave të opozitës, si përdorues i drograve. Mirëpo derimë tani këtu nuk është parë asnjë lëvizje konkrete, sicc pritet të ndodhë në Ukrainë.