Ish-deputetja e PD-së, Arbjola Halimi e ka quajtur të neveritshëm lajmin se ajo dhe deputetët e tjerë të PD-së kanë marrë para gjatë muajve që qëndruan në çadrën e opozitës.
Në reagimin e saj Halimi në një status në Facebook ka mohuar lajmin. “Kjo eshte e turpshme po aq sa e neveritshme. E porositur si nje sulm nga njerez te vegjel ne shpirt e ne moral.”, shprehet Halimi.
Reagimi i Halimit:
Kjo eshte e turpshme po aq sa e neveritshme. E porositur si nje sulm nga njerez te vegjel ne shpirt e ne moral.
Sqaroj per publikun se ditet e qendrimit ne cader jo vetem qe nuk jemi paguar por kemi mbuluar gjithcka me shpenzimet tona.
Asnjeri nga ne nuk u ankua edhe pse per shume nga ne rroga ishte i vetmi burim.
E neveris lajmin e ndare sot ne media dhe ndihem me turp qe kam bere politike per te mbrojtur te drejtat e ketyre faresoj individesh.
Eshte kjo njera nga arsyet (e deklaroj sot publikisht) pse, diten qe me hoqen nga lista e perjetova si nje nga ditet me te lumtura te jetes sime dhe ishallah mos u kthefsha kurre! (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post