04:04 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“E ardhmja e Europës” Samiti Ekonomik sjell në Tiranë Jared Kushner, do të inaugurohet nga Rama e Macron

17:18 | 15/05/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
“E ardhmja e Europës” Samiti Ekonomik sjell në Tiranë Jared Kushner, do të inaugurohet nga Rama e Macron

Me përmasa ndjeshëm më të vogla, jo në formën e një qyteti-resort në lartësinë e 1 mijë 560 metrave, pa bileta të kripura për të hyrë por gjithsesi me pjesëmarrës të profilit të lartë. Një copëz nga formati i “Davosit zviceran” do të vijë edhe Tiranë.

Pagëzuar si “Future Investment Initiative Europe”, për herë të parë do të mbahet në Shqipëri samiti ekonomik ndërkombëtar me në qendër fabulën “Investoni në një Evropë të Lidhur”.

Ky takim që do të mbledhë ndër investitorët më me ndikim në botë, liderë të njohur biznesi, dhe krerë shtetesh do të mbahet në datat 16 dhe 17 maj.

Samiti, që përkon dhe me takimin e Komunitetit Politik, do të organizohet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, dhe do të inaugurohet më 17 maj në pjesën e tij kryesore nga presidenti francez Emanuel Macron, në vizitë zyrtare në kreyqytetin shqiptar dhe kryeministri Edi Rama.

Në program thuhet se brishtësia dhe fragmentimi po drejtojnë ekonominë globale, ndërkohë që parashikimet e institucioneve financiare tregojnë për ngadalësim të ekonomisë për shkak të tensionet gjeoekonomike dhe presionet e vazhdueshme inflacioniste.

“Evropa mund t’i transformojë tensionet tregtare në mundësi, duke u shfaqur si një dritë e kohezionit ekonomik në një botë gjithnjë e më të ndarë”, thuhet në dokumentet e këtij samiti special.

Në këtë edicion special të samitit do të diskutohen 8 fusha kyçe. Fragmentimi dhe gjeo-ekonomia, siguria dhe pavarësia energjetike, inteligjenca artificiale dhe robotika, kujdesi shëndetësor, industria e prodhimi, tregtia, turizmi dhe inovacioni në sipërmarrje.

Samiti i fundit është zhvilluar në muajin shkurt në Miami, ku pjesëmarrës ishte presidenti amerikan Donald Trump. Vetëm në samitet e organizuar nga ‘Future Investment Initiative Europe’ janë lidhur marrëveshje me vlerë mbi 200 miliardë dollarë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe në vende nga gjithë bota.

Pas

Rama në konferencë me Presidentin e Këshillit Europian: Shqipëria në rrugë të mbarë drejt BE, mos e humbim këtë moment historik

Para

Ndihmë për luftën në Ukrainë/ Stamer i shoqëruar nga Vëngu viziton programin e bashkëpunimit shqiptaro-britanik ‘Interflex’: Është arsyeja pse erdha

Para
Ndihmë për luftën në Ukrainë/ Stamer i shoqëruar nga Vëngu viziton programin e bashkëpunimit shqiptaro-britanik ‘Interflex’: Është arsyeja pse erdha

Ndihmë për luftën në Ukrainë/ Stamer i shoqëruar nga Vëngu viziton programin e bashkëpunimit shqiptaro-britanik ‘Interflex’: Është arsyeja pse erdha

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.