Spekulime të shumta janë ngritur lidhur me të ardhmen e zllit Argjentinas Lionel Messi dhe atij francez Paul Pogba, për këtë të fundit spekulimet janë shtuar pas përplasjeve që ka pasur kohëve të fundit me teknukun e djajve të kuq, Jose Mourinho.
Zërat flasin për një të ardhme të mundshme të Pogba tek Barcelona, por këto zëra janë hedhur poshtë nga Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, në një intervistë për gazetën britanike “Times”.
Sipas Bartomeu, “Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet që janë publikuar ku thuhej se ne kemi ofruar Yerry Minan dhe Andre Gomes plus para për Pogba. Nuk kam folur kurrë për këtë lojtar me Ed Woodward. Ai do të vazhdojë të luajë për United”.
Ndërkohë për Messin, ai u shpreh i prerë, “Messi do ta mbyllë karrierën te Barcelona”,
“Ai vetë nuk dëshiron të largohet. Objektivi ynë është që ai të mbetet lojtar i një skuadre të vetme dhe të ndërtojmë rreth tij një projekt ambicioz. Nuk kemi ndërmend të shesim lojtarët e mëdhenj që kemi”, tha më tej Bortomeu.
Bartomeu është shprehur se synimi i Barcelonës është kampionati, pa hequr dorë as edhe nga Champions.
“Sezonin e kaluar humbën nga një ndeshje në të tre kompeticionet kryesore dhe u eliminuam nga Champions, por gjithsesi ishte një sezon i madh për ne”, – deklaroi ndër të tjera Bartomeu.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post