Brenda një ose dy dekadave teknologjia do të jetë mjaft e përparuar aq sa kompanitë e lodrave se*ksuale po punojnë për të realizuar robotin e parë që mund të kryej marrëdhënie seksuale me njerëzit.
Revolucioni dixhital ka bërë që të humbasin kontaktet ballë për ballë të njerëzve duke e kaluar dhe vetë jetën sociale nga rrafshi real në rrafshin virtual. Në ditët e sotme është më se normale që ne të jemi miq me dikë në rrjetet sociale por që mund të mos i flasim kur e shohim në rrugë ose në një stacion urbani. Teknologjia na ka izoluar të gjithëve dhe ka bërë që zgjidhja jonë për vetminë të jetë çdo ditë e më shumë virtuale.
Kompanitë e lodrave të se*ksit duke ndjekur trendin që humanët po e mbysin vetminë nëpërmjet teknologjisë po punojnë për realizimin e një roboti që është i aftë të kryej marrëdhënie se*ksuale. Një partner që ekziston thjesht për të kënaqur pronarin e tij ose të saj, pra një qenie robotike e disponueshme vazhdimisht, pa cikël menstrual dhe pa dramat që ekzistojnë në një lidhje reale pritet të jetë revolucioni se*ksual që mund të ndodhë në të ardhmen e afërt.