Pëllumb Isufaj, personi i cili u arrestua pasi dyshohej se ka goditur me gurë në kokë një punonjës policie gjatë një protestë të organizuar nga dega e Partisë Demokratike në Fier (Lexo këtu), është liruar nga burgu duke ju dhënë masa “arrest shtëpi”.
Ky vendim vjen pasi nga pamjet filmike u konstatua se Isufaj, punonjës i bashkisë së Mallakastrës nuk është personi që qëlloi me gurë efektivin e policisë dhe ndërkohë që u arrestua me bujë ende nuk dihet nese Isufaj do të ‘hakmerret’ për të kërkuar llogari për heqjen e lirisë në mënyrë të pa drejtë.
Dy personat e tjerë të cilët janë arrestuar lidhur me këtë protestë përkatësisht, Enkeled Kafrani 37-vjeç dhe Lavdimir Zykaj 42-vjeç është dhënë masa e detyrim paraqitjes.
Ndërkohë që po zhvillohej seanca gjyqësore, ish-deputeti Luan Baçi ka deklaruar se një tjetër person është arrestuar gjatë ditës së sotme për shkak të protestës së pak ditëve më parë.
Sipas tij bëhet fjalë për Pandeli Tolen, ish-futbollist që sipas Baçit e kanë arrestuar pa asnjë provë për shkak se duan të sfumojnë protestën e 16 marsit që ka paralajmëruar të zhvillojë opozita në Tiranë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)