Zyrtarja kryesore financiare e gjigandit teknologjik të Kinës Huawei është duke paditur Kanadanë për arrestimin e saj në aeroportin e Vankuverit vitin e kaluar me kërkesë të SHBA.
Meng Wanzhou u arrestua në dhjetor, me dyshimin për mashtrim dhe shkelje të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit.
Autoritetet amerikane kanë kërkuar ekstradimin e shtetases kineze, mirpo si kundërpërgjigje për aktin e saj, Meng tanimë ka paraqitur një padi civile kundër qeverisë së Kanadasë, agjencisë kufitare dhe policisë për “shkelje serioze” të të drejtave të saj civile.
Kina zyrtare e ka cilësuar arrestimin dhe procesin e ekstradimit të saj si një “incident politik”. Ndërkohë zyrtarja financiere e Hawei Meng Wanzhou i mohon të gjitha akuzat kundër saj.
Discussion about this post