Kristjana Ibro e njohur ndryshe edhe si ‘Kristjana Sexobeat’ për shkak të punës së saj si balerinë në klubet e natës është futur sërish në telashe.
18 vjeçarja këtë rradhë do të përballet me akuzën e thyerjes së urdhërit të arrestit shtëpiak.
Në datën 19 dhjetor në Gjykatën e Tiranës është rregjistruar çështja për të pandehurën, të akuzuar për dy vepra penale: “Vjedhje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Në shtator të këtij viti Kristjana Saxobeat e akuzuar nga i dashuri biznesmen për grabitjen e një celulari “iPhone 6 plus”, thyeu urdhrin e arrestit.
Sipas policisë, Kristjana Ibro u arrestua të nesërmen e ngjarjes, ndërsa më parë rezulton të jetë dënuar edhe për veprën penale, “Drejtim mjeti pa leje drejtimi’’.
‘Kristjana Sexobeat’, u arrestua nga policia me 29 gusht të 2014-ës pas një sherri banal me shoqen e ngushtë, Xhuljana Cela, e cila pas konfliktit në Gramsh humbi edhe fëmijën e saj. Për disa muaj vajza qëndroi në burgun 313 në Tiranë, ndërsa ishte nëna e saj e cila apeloi për lirimin e vajzës.
Vajza me origjinë nga Korça është diskutuar shpesh në rrjetet sociale, për shkak të fotografive nudo që publikonte në profilin e saj. (M.D/SHUPLAKA)