19:45 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“E bëra, piva fostoksinë”, nëna e Enea Ferkos tregon momentet e fundit me të birin

09:18 | 09/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vetëvrasja e 20 vjeçarit, flet nëna: Mbi 1200 sms, ish- e dashura e fyente dhe e shante rëndë

Nëna e Enea Ferkos që i dha fund 4 ditë më parë jetës së tij u vetëhelmua me fostoksinë. Nëna e tij Aida ka rrëfyer për “Panorama” momentet kur djalin e gjeti të helmuar dhe si e çoi në spital. Ajo tregon se djali i tij i tha: “E bera’. Por ajo nuk po kuptonte asgjë se çfarë kishte ndodhur. 

“I kërkova t’më tregonte pse më thirri, ai pa e ngritur kokën, më tha “E bëra!”. E bindur që nuk e kisha dëgjuar qartë, e pyeta edhe një herë, por ai u kthye me fytyrën gjysmë nga unë dhe ma konfirmoi prapë që e kishte bërë një gjë. “Piva fostoksinë”, më tha.”, tregon nëna e e tij. 

INTERVISTA:

Aida, si ndodhi ngjarja? Ku ishit kur ndodhi?

Ishte ora 13:15, kur djali erdhi në shtëpi. Atë ditë nuk kishte shkuar në punë se më tha ndihej si i lodhur.

Unë kur erdha rreth orës 12:30 nga puna, iu luta të shkonte të paguante energjinë elektrike se kishim dy muaj pa paguar dhe s’doja të shtohej kamata. I dhashë 50 mijë lekë (të vjetër) dhe faturat, dhe ai nuk bëri zë, shkoi.

Nuk kaloi shumë, pas 40 minutash, djali erdhi. I kishte paguar. Erdhi dhe hyri në dhomë. Meqenëse ishte drekë dhe unë ndihesha e lodhur, i thashë të flinte edhe ai edhe vëllai i tij. Unë me djalin e vogël u shtrimë në kuzhinë. Nuk kaluan as dy minuta dhe Eneo më thirri të vija në dhomën e tij.

Unë realisht i thashë ‘po ty s’të vjen turp, mami më e madhe të vijë te ty’, por ai këmbënguli që të shkoja. M’u lut prapë dhe unë u ngrita dhe shkova. Kur shkova, e gjeta gjysmë të zhveshur, kishte hequr bluzën dhe ishte shtrirë përmbys mbi divan. I kërkova t’më tregonte pse më thirri, ai pa e ngritur kokën, më tha “E bëra!”. E bindur që nuk e kisha dëgjuar qartë, e pyeta edhe një herë, por ai u kthye me fytyrën gjysmë nga unë dhe ma konfirmoi prapë që e kishte bërë një gjë. “Piva fostoksinë”, më tha.

Si vepruat ju, menduat se ishte një shaka?

Fillimisht i thashë të mos tallej me mamin, por ai më tha t’i fusja dorën në xhepin pas të pantallonave dhe unë me të shpejtë e futa dorën dhe i gjeta një fishek me fostoskinë. U çmenda…

E pyeta edhe një herë si e kishte pirë e kur e kishte pirë. Më tha se kishte pirë një kokërr, kur ishte duke u kthyer nga pagesa e energjisë.

Më tej?

S’dija se çfarë po bëja. E humba mendjen fare. Nuk u mora me djalin, por po merresha me helmin. I hodha në lavaman dhe doja me çdo kusht t’i shkrija në ujë, por ato nuk shkrinin. I mblodha shpejt me një qese dhe i futa thellë nëpër qese mbeturinash. S’di pse humbja kohë, por më dukej sikur do ta ruaja që të mos pinte të tjera. Nuk mendoja kurrë që gjëma ishte bërë me një kokërr. Nuk e besoja kurrë.

Po pse nuk kërkove ndihmën e spitalit?

Nuk e di. Nuk e kërkova. E mora djalin për krahu dhe ecëm në këmbë deri në spital. Iknim të dy bashkë dhe ai ecte normalisht.

Çfarë të tha rrugës djali? Asgjë. Nuk flisnim. Vetëm se unë ecja me nxitim dhe ai në krahun tim, por me nxitim. Kur vajtëm afër spitalit, i ndjeva aromën e helmit. I doli një si duhmë nga goja dhe aty u trondita shumë. E pyeta se si ishte dhe më tha se ndihej i lodhur e po i vinte gjumë. E mbajta për krahu në ato pak metra dhe arritëm në spital. Te dera i thashë rojës që djali më kishte pirë fostoksinë. Ai alarmoi të gjithë spitalin dhe erdhën me vrap mjekë e infermierë t’i jepnin ndihmë.

Çfarë të thanë mjekët? Në çfarë gjendjeje ishte djali?

Po mua nuk më dhanë detaje në fillim. Edhe unë sikur u ngroha kur pashë shërbimin e mjekëve në grup. Besova që djali ia hodhi. Më vonë mjeku tha se do ta fusnin në oksigjen dhe kjo më trembi. E çuan në reanimacion dhe më tha mjeku se do prisnim 6 orë, dhe kur e pyeta po pas 6 orësh, ai m’u përgjigj, pastaj do të presim 12 orë, por më kërkoi që të sillja në spital të afërmit e mi, duke më paralajmëruar që gjendja ishte kritike.

Kërkuan babanë e djalit, por unë s’i kisha kontaktet që pas ndarjes dhe nuk e di si e lajmëruan. Por më shpejt erdhi vëllai im dhe motra ime, të cilëve mjeku u tha se djali nuk shpëton, vetëm nëse Zoti bënte mrekulli…

Kërkove ndihmë më të specializuar, ta nisnin për Tiranë?

Jo. Të tëra po i bëheshin këtu. Unë mbaja sytë nga aparati i zemrës dhe i lutesha Zotit për mrekullinë. Doja të më merrte mua në vend të djalit… (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: djalienea ferkohelmiminena
Pas

Flakët përfshijnë një banesë në Pukë, 3 familje në qiell të hapur

Para

Bllokohet nga trafiku aksi rrugor “Tiranë-Gjiri i Lalsit”, policia-qytetarëve: Kaloni nga Ndroqi

Para
Bllokohet nga trafiku aksi rrugor “Tiranë-Gjiri i Lalsit”, policia-qytetarëve: Kaloni nga Ndroqi

Bllokohet nga trafiku aksi rrugor “Tiranë-Gjiri i Lalsit", policia-qytetarëve: Kaloni nga Ndroqi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

MOSKE – Rosstat: Lufta në Ukrainë po rrënon ekonominë e vendit

Sulmet izraelite vrasin 20 njerëz në Gazë, përfshirë një gazetar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.