Ish-kryeministri, Sali Berisha ka bërë një denoncim pasditen e sotme ku shkruante se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në një kohë kur qeveria kishte ndaluar dasmat dhe martesat, zgjedh kalanë e Arbanës për të martuar kunatin.
Berisha i referohej mesazhit që kishte mbërritur në adresë të tij nga ‘qytetari dixhital’ i cili shkruante se dasma bëhej nesër. Por se çfarë ndodhi më pas nuk dihet, pasi ish-kryeministri e fshiu statusin e tij në ‘facebook’ brenda pak minutve, ndërsa e vërteta qëndron se bashkëshortja e Veliajt është motër e vetme, ndërsa nuk dihet se kujt i ishte referuar qytetari.
“Lal Plehu mbi ligjet dhe udhëzimet e narkoshtetit! Për të tjerët ndalohen Dasma dhe martesat, Lal Plehu zgjedh Kalan e Arbanës për të martuar nesër kunatin. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.
“Zoti Berisha,ai klyshi lali eri,marton neser te keshtjella konti ne arbane kunatin e vet,dhe prandaj na bllokoi se zdo njerez se i ka ndaluar dasmat po vet duan me bo ket,flm shpresoj ta publikosh tja plasim ne fytyre ketij shteti flliqesire, Rrespekte”, shkruante Berisha.
(F.GJ/FAXWEB.AL)