Ministri i Punëve të Brendshme i Australisë, Peter Dutton, i cili u diagnostikua me koronavirus, ishte takuar me Ivanka Trump dhe Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-ve, Bill Barr të premten e kaluar.
Ivanka Trump është vajza e Presidentit amerikan Donald Trump, dhe njëherë këshilltarja e lartë e tij.
Sipas mediave të huaja, Dutton deklaroi se ishte zgjuar të premten me një temperaturë dhe dhimbje të fytit, ndërsa kontaktoi departamentin e shëndetësisë. Raportohet se aktualisht ministri është shtruar në spital.
Discussion about this post