Owen Wilson është një prej aktorëve amerikanë më të njohur, i cili ka dy djem me ish-parneret e tij Jade Duell dhe Caroline Lindqvist.
Ai është bërë baba për herë të tretë me ish-partneren Varunie Vongsvirates, e cila solli në jetë një vajzë në tetor të këtij viti. Burime për “Us Magazine” kanë zbuluar se aktori refuzon të takojë vajzën e tij, Lyla.
“Owen nuk do ta njohë të bijën, edhe pse Lyla është një kopje e tij. Ajo ka lëkurë të bardhë, flokë bjondë dhe sy blu si i ati”, -është shprehur burimi.
Pas ndarjes, Owen shkëputi kontaktet dhe nuk ishte pranë Varunie kur bënte vizitat e shtatzënisë.