Aktorja e humorit Rudina Dembacaj si sot një vit më parë solli në jetë vajzën e saj Viktoria. Kjo ditë mjaft e vëçantë për aktoren e dashur nga publiku nuk mund të mos ketë vëmendjen ndryshe të saj. Ajo këtë herë në vend të humorit që bën zakonisht, ka vendosur të emocionojë ndjekësit e saj në Instagram me një video mjaft të ndjerë dhe shumë të bukur.
Dembacaj ka zgjedhur ti urojë ditëlindjen të bijës duke postuar videon për të cilën shkruan se sa herë e shikon përlotet nga emocionet se jeta e saj ka ndryshuar që kur e bija erdhi në jetë.
“Viktoria ime sot 1 vjec! Drita e syve te mi, gjithcka kam…Kete video e shoh te plote, çdo dite dhe perlotem nga emocioni njesoj si nje vit me pare! Viktoria ime qe kur me ke bere “nene” jeta ime ka marre shume me shume kuptim, me ke mbushur me dashuri!”, shkruan Dembacaj.(M.Q/Faxweb)
https://www.instagram.com/p/BdPYQmNgdDj/?taken-by=rudinadembacaj