Pak ditë me parë ka qarkulluar në media një deklaratë e cila pretendohet se ka dalë nga Partia Demokratike, ku sulmohen disa prej gazetarëve të njohur në Shqipëri, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë apo mercenarë të kryeministrit Edi Rama.
Një ndër to ishte edhe gazetari Alfred Lela ku së bashku me portalin që drejtojnë ishte njëri prej “mercenarëve” të qarkores, ndonëse nuk përmendej specifikisht me emër.
Megjithatë media pranë Partisë Demokratike e kanë kritikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, Alfred Lelën duke shkruar që “Alfred Lela i është shtuar “listës së 30 asprave” të Edi Ramës, listë në të cilën bëjnë pjesë gazetarët që të verbuar nga joshja e parave, njësoj si Juda Iskarioti, tradhëtojnë besimin dhe misionin e tyre.”
Por pas këtij shkrimi, ka reaguar gazetari Alfred Lela në një postim në Fecabook, ku ka publikuar një foto me Ramën, e cila siç duket është shkrepur kohë më parë. Lela me ironi shkruan se “kontrata +30 aspra mes Judes dhe Ponc Pilatit u mbyll”, duke e cilësuar kryeministrin si Ponc Pilati.
“Per Xhepin pa Polis dhe xhepat e tjere te dërrdërrit te katundit: kontrata +30 aspra mes Judes dhe Ponc Pilatit u mbyll?️♂️Tani, hajde gjeje se kush eshte Krishti! Por secili, per guret qe do hedhe vete, ka guroren e vet te marrinave.”- shkruan Lela.
Disa ditë më parë në media ka qrkulluar një material për qarkullim i brendshëm i PD-së, ku porositen lidhur me strategjinë e komunikimit që do ndjek kjo parti në ditët në vijim.
E-maili përmend emra gazetarësh dhe mediash, që sipas selisë blu, përdoren nga kryeministri dhe qeveria si mercenarë politikë për të sulmuar opozitën. Sipas memos, mercenarët politikë janë ish-drejtues të lartë të PD, të cilët vihen në shërbim të Ramës, sa herë ai është në vështirësi, duke sulmuar Partinë Demokratike.
Udhëzimi që qarkulloi në media duke u përfolur se ka dalë nga zyra e PD-së
QËNDRIM SQARUES MBI PROPAGANDËN QEVERITARE
Që nga data 20 Shkurt, kur Partia Demokratike vendosi djegien e mandateve, investimi më i madh i ndërmarrë nga Edi Rama, është sulmi dhe propaganda e paguar me para që u videhn shqiptarëve drejtpërdrejt apo përmes oligarkëve, për të nxitur ndasi dhe përçarje mes opozitës, si dhe për të sulmuar Partinë Demokratike dhe lidershipin e saj.
1.1. Për t’ia arritur këtij qëllimi, Edi Rama u investua fuqishëm në blerjen e deputetëve të PD-së dhe opozitës, kandidatëve në listat vijuese për deputetë dhe, bashkë me disa prej tyre, vendosi të përdorë hapur kundër PD-së disa ish-funksionarë të PD-së, që shpërdoruan besimin e demokratëve.
1.2. Me përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur përçarje dhe ndasi brenda opozitës dhe vetë Partisë Demokratike, Edi Rama synon dy rezultate:
(i) Të frenojë rritjen e besimit tek opozita dhe Partia Demokratike.
Në këtë objektiv ka dështuar në mënyrë spektakolare, për shkak se sondazhet e vetë Partisë Socialiste, sondazhet tona të brendshme, dhe sondazhe të pavarura, e nxjerrin Partinë Demokratike në rritje konstante dhe opozitën e bashkuar shumicën e re qeverisëse. Janë gjithsej 6 sondazhe kombëtare dhe 13 sondazhe të pjesshme lokale në 5 qarqet kryesore, të zhvilluara për një periudhë 8 mujore.
(ii) Të shfokusojë vëmendjen nga skandalet qeveritare.
Nuk është rastësi që gazetarë/media pranë Qeverisë apo ish-funkisonarë të Partisë Demokratike, që janë bërë të vlefshëm për Edi Ramën, shkruajnë për të sajuar “probleme” të opozitës apo Partisë Demokratike, sa herë Edi Rama është në vështirësi politike, sa herë ai apo bashkëpunëtorët e tij kapen në flagrancë në skandalin dhe vjedhjen e rradhës, sa herë u zbulohen aferat korruptive apo lidhjet me krimin.
Strategjia antiopozitare e Edi Ramës tani ka kaluar në një fazë të re! Kjo fazë përfshin edhe blerjen e sa më shumë portaleve, ndërkohë që, përveç televizioneve lokale si Report TV, ai kontrollon plotësisht televizionet me licencë kombëtare TVSH, Top Channel, TV Klan dhe Vizion Plus.
2.1. Kjo strategji antiopozitare përfshin portalet e njohur në publik për qendrimet kritike ndaj Qeverisë dhe që, deri para pak muajsh, në linjën e tyre editoriale ishin në përkrahje të plotë të vendimeve të Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj. Strategjia e financimit të këtyre portaleve nga Edi Rama bëhet me kushtin që ato të ruajnë dukjen kritike ndaj Qeverisë – për të krijuar perceptimin e gabuar të një portal opozitar – dhe të shtojnë akuzat, lajmet e rreme, gjysëm të vërtetat dhe masgtrimet kundër Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj, duke sajuar “probleme” apo duke bërë pseudo analiza me fakte të shtrembëruara. Qëllimi është për të goditur dhe ulur besueshmërinë e Partisë Demokratike, në mënyrë që të krijojnë perceptimin e gabuar se “të gjithë janë njësoj”.
2.2. Pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të infektuar dhe ndikuar opinionin publik me të pavërteta mbi vendimet e PD, lidershipit dhe përfaqësuesve të saj, është edhe krijimi i portaleve të reja, të financuara nga burime qeveritare apo para krimi dhe korrupsioni qeveritar. Një nga lojtaret më të spikatura, të ngarkuara nga Edi Rama për zbatimin e skemës së blerjes së gazetarëve dhe portaleve, është Ministrja Belinda Balluku, me përvojë të gjatë në afera korruptive, që nga koha e bashkëdrejtimit të Bashkisë së Tiranës me Edi Ramën!
2.3. Për të sulmuar me shpifje dhe të pavërteta PD dhe lidershipin e saj, Edi Rama, pas konsumimit të madh të Mero Bazes/Temës, Skënder Minxhozit/Javaneës, prej shumë vitesh në shërbim të pushtetit të Edi Ramës, ka hedhur në skakierën antiopozitare edhe Sokol Ballën me portalin RealStory. Detyra e tij e posaçme është të marrë rolin e shpifësit publik kundër Partisë Demokratike, duke i shërbyer propagandës antioopozitare, diversioneve dhe sulmeve kundër opozitës, Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj.
Për të mos i bërë jehonë propagandës qeveritare, përmes veglave të saj më të spikatura në media, anëtarët e Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të PDSH-së, të gjithë drejtuesit dhe përfaqësuesit tanë politikë, me nisjen e sezonit të ri politik, duhet të kenë në vëmendje të veçantë:
3.1. Të shmangin shfokusimin nga kauzat kryesore opozitare dhe publike, duke refuzuar pseudodebatet, diskutimet apo komentet publike ndaj pseudoanalizave të mercenarëve politikë dhe mediatikë të Edi Ramës.
(M.Q/Faxweb.al)