Në pikën kufitare të Kapshticës edhe sot vijon të jetë e njëjta situatë. “Fax News” raporton se pala greke punon me regjistra vetëm në dalje ndërsa në hyrje të Greqisë lejohen vetëm persona me dokumentacion greke.
Sjellim në vëmendje që ditën e djeshme në lidhje me situatën e krijuar në Pikat e Kalimit Kufitar për në Greqi, Policia Kufitare ka reaguar.
Ajo informoi se ka komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me policinë kufitare greke, ku nga komunikimi me autoritetet policore greke, rezulton se që prej mbrëmjes së djeshme, sistemi kompjuterik i palës greke ka shfaqur probleme teknike deri në bllokimin e plotë të tij.
Sistemi kompjuterik është bllokuar për shkaqe teknike, jo vetëm në kufirin më Shqiperinë, por edhe me shtetet e tjera si me Maqedoninë, Turqinë dhe Bullgarinë. Për këtë arsye shtetasit që nuk kanë dokument udhëtimi të një vendi të BE-së e kane të pamundur të kalojnë deri në rregullimin e difektit në sistem. Policia Kufitare ka mbajtur kontakt të pandërprerë me Policinë Greke, ku është marrë përgjigjie se po punohet për rregullimin sa më shpejt të sistemit. (J.V/Shuplaka)